Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai ishte nisur t’i sulmojë djemtë e tij, me vete kishte edhe armë, transmeton Fol Drejt.
“Me datë 9 prill 2022, Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pikë kontrolli në Krushë të Vogël , kanë pranuar një informatë nga një qytetar se babai i ka kërcënuar djemët e tij dhe është duke shkuar në vendin e punës ku ata janë duke punuar. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, është arrit që të ndalohet i dyshuari, dhe gjatë kontrollit në brezin e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë të tipit:
Një pistoletë dhe
Dy karikatorë me nga 10 fishekë cal. 9 mm.
Në lidhje me këtë rast i dyshuari me iniciale N.K i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacionin policor në Prizren VERI, ku i njëjti është intervistuar.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet me procedurë të rregullt. Rasti mbetet të hetohet edhe më tej nga njësitet kompetente.
Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast.”/FolDrejt/