Një 58-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane.
Kjo pasi ai akuzohet se ka përndjekur ish-gruan dhe më pas ka tentuar të godasë dhe të dashurin e vajzës, transmeton Fol Drejt.
Në momentin që ishte duke shkuar në punë, ajo është përballur me ish-burrin dhe ka telefonuar për ndihmë vajzën dhe të dashurin e saj.
Djali i kërkoi burrit që të largohej dhe të mos e ngacmonte më nënën e të dashurës së tij.
Por, ai bënte manovra me makinë duke tentuar disa herë ta përplaste të riun./FolDrejt/