Para disa ditësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të japë dorëheqje.
Këtë kërkesë nuk është se nuk e kanë kërkuar të gjitha partitë opozitare në vend, të cilët e kanë parë si bllokim për vendin, udhëheqjen e Kurtit, përcjell Fol Drejt.
“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij. Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, ishte shprehur Haradinaj.
Kurti ka thënë se opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim e herë kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se hup, e Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.
Ai shtoi se “unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën e jo ta zhdukim”./FolDrejt/