Kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE) është përfshirë në agjendën e seancës së Komitetit të Ministrave, siç është publikuar në faqen e KE-së.
Seanca fillon sot në orën 14:30 dhe sipas draftit të rendit të ditës të publikuar në uebsajt, në pikën e dytë me titullin “çështjet aktuale politike”, thuhet “aplikim për anëtarësim”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në maj të vitit të kaluar dhe është aplikacioni i vetëm që është dorëzuar në Këshillin e Evropës së fundmi, transmeton Fol Drejt.