Një anije “misterioze” është zbuluar nga kërkimet në detin e Egjeut.
Sipas asaj që ka raportuar për APE-MPE studiuesi Kostas Toktaridis, rrënojat ndodheshin në një thellësi prej 110 metrash në perëndim të Kythnos dhe dëshmitë e para tregojnë se në kuvertën e anijes kishte ndodhur një shpërthim, ndërkohë që ishte shembur edhe pjesa e pasme e saj.
“Imazhi i përgjithshëm tregon një anije luftarake shumë të vjetër”, thotë Kostas Toktaridis, i cili pas kërkimeve nënujore do të kalojë në historik për të gjetur prova që do të lejojë identifikimin e saj.
Nga hulumtimi me një mjet nënujor me telekomandë (ROV) duket se gjatësia totale e rrënojave është rreth 40 metra.
Në një distancë prej 30 metrash nga skaji i mbytjes, u gjetën mbeturina të shpërndara gjerësisht në fund, gjë që të jep përshtypjen se në anije ka ndodhur një shpërthim shumë i fuqishëm teksa ajo ishte në sipërfaqe./abcnews.al/