Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me policitë e shteteve mike, sot ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50.
Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.
Lidhur me rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.