Mbrëmë nëpërmjet një komunikate Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestuar një person të kërkuar nga Interpoli, shkruan Fol Drejt.
Sipas komunikatës, PK “po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.”
Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i.
I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “ kultivim të bimëve narkotike”
Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi./FolDrejt/