Prokuroria Themelore në Pejë i ka kërkuar Gjykatës paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin F.B., për sulm seksual ndaj alpinistes së mirënjohur, Mrika Nikçit, në seancën dëgjimore që është duke u mbajtur tani.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Shkodran Nikçi.
Rasti i sulmit seksual ndaj Nikçit ka tronditur vendin, me vetë Mrikën që mbrëmë publikoi videon e momentit të sulmit.