Prokuroria e FIGC thuhet se ka kërkuar gjoba dhe pezullime për klubet e Serisë A, drejtorët dhe presidentët e përfshirë në fitimet kapitale, e aty janë edhe Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis.
Klubet e Serie A dhe Serie B, duke përfshirë gjigantët italianë Napoli dhe Juventus, akuzohen për rritje të kostos së lojtarëve gjatë afateve të kaluara të transferimeve.
Mëngjesin e sotëm është mbajtur seanca e parë për këtë çështje, ku Prokuroria Federale ka kërkuar gjoba për klubet dhe pezullime për drejtorët dhe presidentët e tyre.
Sa i përket Napolit, prokurori kërkoi pezullim prej 11 muajsh e 5 ditësh për presidentin Aurelio De Laurentiis, gjashtë muaj e dhjetë ditë për gruan e tij, djalin Edoardo, vajzën e tij Valentina dhe nëntë muaj e 15 ditë për drejtorin gjeneral të klubit Andrea Chiavelli.
Klubit do t’i kërkohet të paguajë një gjobë prej 329,000 euro. Sampdoria , Empoli dhe Genoa janë klubet e tjera të Serie A të përfshira në gjyq dhe u është kërkuar të paguajnë përkatësisht 195,000, 42,000 dhe 320,000 euro.
Presidenti i Toskanëve, Fabrizio Corsi gjithashtu mund të përballet me një pezullim prej 22 muajsh e 15 ditësh. Parma dhe Pisa (Seria B) do të përballen vetëm me gjoba të mundshme./Telegrafi/