Kubilay Turkyilmaz, kolumnist në gazetën zvicerane “Blick” ka kritikuar Xhakën dhe Shaqirin për ndeshjen që ata zhvilluan kundër Kosovës, madje duke thënë se kjo nuk duhet të kalojë pa pasoja për dy futbollistët shqiptarë.
“Në përgjithësi, sa herë kur luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes. Në Prishtinë, do të ishte më mirë që mos të luanin asnjëri për shkak të emocioneve të tyre personale, të cilat ndikuan edhe në pjesën tjetër të ekipit. Praktikisht, ne luajtëm me dy lojtarë më pak”, ka shkruar Kubilay Turkyilmaz, duke kërkuar që ky shembull të vendoset në ndeshjen kundër Andorrës, transmeton Fol Drejt.