Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e ministri të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI.
“Ftojmë Prokurorinë që t’i hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha deputetja e PDK-së.
Deliu-Kodra dekalroi se PDK tre muaj më parë kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës./21Media