Kërmijtë gjigantë, mbi 20 centimetra të gjatë “po pushtojnë” Floridën e Jugut në Shtetet e Bashkuara.
Me origjinë nga Afrika ata dëmtojnë të korrat dhe gjithashtu janë të rrezikshëm për njerëzit, paralajmërojnë studiuesit.
Ata janë bartës të një paraziti që mund të shkaktojë meningjitin. Autoritetet lokale kanë futur në karantinë të gjithë qytetin e Port Richey.
Një kërcënim për ekosistemin dhe shëndetin
Sipas ekspertëve, këta kërmij kanë një jetëgjatësi mesatare prej më shumë se nëntë vjetësh dhe riprodhohen shumë shpejt.
Çdo ekzemplar përmban organe riprodhuese femërore dhe mashkullore që gjenerojnë 1200 vezë në vit, edhe në mungesë të një partneri.
Të dëmshme për të korrat dhe infrastrukturën, ato ushqehen me bimë, beton dhe plastikë.
Por nuk është vetëm mjedisi që kërcënohet. Këto krijesa janë në gjendje të transmetojnë një parazit që sulmon rrugët pulmonare të njerëzve, paralajmërojnë studiuesit, duke çuar në rastet më të rënda në zhvillimin e meningjitit.
Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Florida ka vendosur një karantinë dyvjeçare.
Qytetarët e Port Richey nuk do të mund të lëvizin bimët, dheun, mbetjet e oborrit, mbeturinat dhe materialet e ndërtimit jashtë zonës së përcaktuar.
Beteja kundër kërmijve gjigantë përfshin gjithashtu përdorimin e një pesticidi, të quajtur metaldite, i cili është i dëmshëm për këto ekzemplarë, por i padëmshëm për bimët dhe frutat./abcnews.al/