Para se të shkojmë për të fjetur, mund të jetë më mirë të lexojmë diçka çlodhëse, të dëgjojmë muzikë të qetë ose të bëjmë një dush të ngrohtë.
Specialistët thonë se mund ta mësoni trurin që ta lidhë shtrirjen në krevat me gjumin, duke u shtrirë vetëm kur keni vërtet ndërmend të flini. Njerëzit që hanë, studiojnë, punojnë, shohin televizor ose luajnë me videolojërat në krevat mund ta kenë më të vështirë t’i zërë gjumi.
Kafja, çaji, kakaoja, çokollata dhe pijet e gazuara duhen shmangur natën. Temperatura e kënaqshme, një dhomë e errët dhe pa zhurma, si edhe dysheku e jastëkët e rehatshëm, sikur të ftojnë të bësh një gjumë të mirë. Në fakt, kur ndihemi kaq rehat, mund ta kemi të vështirë të ngrihemi nga shtrati mëngjesin tjetër. Por mbani mend, qëndrimi në shtrat më gjatë nga ç’është e nevojshme, madje edhe në fundjavë, mund t’ju prishë regjimin e gjumit dhe mund ta keni më të vështirë të flini natën tjetër.