Këshilli i BE-së ka miratuar një vendim sipas të cilit 3.5 miliardë euro shtesë do të jenë në dispozicion të vendeve anëtare deri në fund të vitit 2022 për të parafinancuar nevojat e refugjatëve nga Ukraina që ndodhen në territoret e tyre.
Shtetet anëtare do të marrin fonde në përpjesëtim me numrin e refugjatëve që kanë pranuar dhe vendimi prezanton opsionin “çmimi për njësi për person”, i cili duhet të mundësojë përmbushjen më efikase të nevojave bazë të personave të zhvendosur nga Ukraina dhe ndihmën bazë.
Fondet do të ndahen nga Programi i BE-së për Rimëkëmbjen e Pandemisë (REACT-EU) dhe Fondi i Ndihmës Evropiane duke rritur financimin e vendit nga 11 përqind në 15 përqind për të gjitha shtetet anëtare dhe deri në 45 përqind për ata që kanë pranuar më shumë refugjatë. Ukraina me një për qind të popullsisë së saj./FolDrejt/