Këshilli i BE-së miratoi sot paketën e nëntë të sanksioneve për pothuajse 200 persona fizikë dhe juridikë.
Siç thuhet në deklaratën e Këshillit të BE-së, masat u miratuan si përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme luftarake të Rusisë në Ukrainë dhe për shkak të përshkallëzimit aktual të konfliktit, i cili ka prekur civilët dhe infrastrukturën civile.
“Pasi përdor ushqimin dhe urinë si instrumente, Putini tani po përdor dimrin si armë duke privuar qëllimisht miliona ukrainas nga uji, energjia elektrike dhe ngrohja. Bashkimi Evropian po i përgjigjet këtij përshkallëzimi të fundit dhe krimit të luftës me paketën e 9-të të sanksioneve.” tha përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, Borrell, duke deklaruar se do të vazhdojnë të synojnë ekonominë dhe individët me ta./FolDrejt/