Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka marrë pjesë në takimin vjetor të Aleancës së Këshillave të Pavarur të Mediave të Evropës (AIPCE), i cili është mbajtur në Qipro.
Gjatë dy ditëve, anëtarët e AIPCE-s kanë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e këshillave të mediave të shkruara dhe online. Në fokus ka qenë sidomos funksionimi i këtyre trupave vetërregullues në epokën digjitale, transmeton Fol Drejt.
Njëkohësisht janë ndarë përvoja se si të mundësohet qasja më e lehtë e qytetarëve për të parashtruar ankesa rreth përmbajtjeve mediale që ata konsiderojnë se nuk janë etike.
Pjesë e paneleve të diskutimit ka qenë edhe gjuha e urrejtjes dhe praktikat më të mira se si mediat duhet t’i qasen kësaj çështjeje. KMShK është anëtar i AIPCE-s./FolDrejt/