Sekretariati Shtetëror për Emigracion në Zvicër (SEM) ka shmangur ti jap nënshtetësi Samir Radouan Jelassi (50), kjo pasi ai dyshohet se ka lidhje me militantët islamikë. Përndryshe, 50 vjeçari është imam dhe ka lindur në Tunizi, por njëherësh ka edhe pasaportën franceze. Kjo e fundit nuk i ka ndihmuar aspak që të bëhet edhe zviceran, shkruan foldrejt.com.
“Unë nuk jam terrorist,” tha imami përpara Këshillit të Qytetit. Në fakt, kundrejt tij nuk ekziston një ecuri penale për mbështetje ndaj terrorizmit, por në xhaminë e tij në qytetin piktoresk Viganello TI është indoktrinuar mjeshtri i Kickbokserit, Abderrahim M. (30), ku tash ndodhet në burgjet e Italisë i dënuar me 6 vjet.
Poashtu financat e xhamisë kanë qenë të dyshimta. Kjo i ka dhënë argumente të shumta që Këshilli i Qytetit të mos ia aprovojë kërkesën për nënshtetësi 50 vjeçarit që aplikon prej 2014./Foldrejt.com