Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan sulmin terrorist në Jerusalemin Lindor të premten, në të cilin u vranë shtatë persona, thanë dy diplomatë të OKB-së për The Times of Israel.
Sesioni i OKB-së u mbajt me dyer të mbyllura dhe përfaqësuesit e Izraelit dhe Palestinës nuk u ftuan.
Seanca u mblodh një ditë më parë për shkak të bastisjes së ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor më 26 janar, kur nëntë palestinezë u vranë, sipas CNN./FolDrejt/