Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim sot për të diskutuar lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale Hwasong-18 (ICBM) nga Koreja e Veriut.
Media shtetërore në Korenë e Veriut njoftoi se armët janë një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtarët e tjerë, raporton Reuters.
Hwasong-18 është ICBM i parë i Koresë së Veriut që përdor lëndë shtytëse të ngurta, gjë që lejon që raketa të vendoset më shpejt në rast lufte./FolDrejt/