Arbërie Nagavci, ka njoftuar të mërkurën se kanë publikuar në Platformën e diskutimeve publike: Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit profesional; shkruan Fol Drejt.
Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se në këtë platformë udhëzimi në fjalë do të jetë i hapur deri më 16 qershor 2023.
“Ftoj të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre në këtë link”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
“Këshilltarët për karrierë kanë rëndësi të madhe për sistemin arsimor. Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësite e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës.
Kemi publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional.
Ky UA e rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).
Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave.
Ky udhëzim administrativ do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16.06.2023” – ka shkruar Nagavci, duke i ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sygjerimet në një link.