“Ne e kemi bërë mjaft të qartë se inteligjenca jonë pasqyron mundësinë reale që testimi i raketave do të bëhet në ditët para ose pas udhëtimit të Presidentit Biden në Azi, duke përfshirë mundësinë e testimit të raketave me rreze të gjatë, apo edhe një testi bërthamor, ose të dyja. ”, tha këshilltari Sullivan.
Inteligjenca amerikane thotë se Koreja e Veriut mund të kryejë teste bërthamore ose raketore, ose të dyja, para, gjatë ose pas udhëtimit të presidentit amerikan Joseph Biden në Korenë e Jugut dhe Japoni, tha sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.
“Ne po përgatitemi për të gjitha situatat e paparashikuara, duke përfshirë mundësinë e një provokimi të tillë ndërsa jemi në Korenë e Jugut ose Japoni”, tha Sullivan në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.