Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se përse ky i fundit nuk mori pjesë në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, transmeton Fol Drejt.
Sipas Kadiut, mbledhja e paraparë nuk u mbajt jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi, mirëpo se nuk kishte kuorum, transmeton Fol Drejt.
“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.
Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.”, ka thënë Kadiu./FolDrejt/