Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar një dokument.
Në atë dokument thuhet se presidenti serb, atëkohë minitër i Informacionit, Aleksandar Vuçiq, ishte sanksionuar nga BE-ja në vitin 1999 për gjenocid në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
“Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës”, u shpeh Zulfaj në Facebook.
Ai shtoi se Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj./FolDrejt/