Derek Chollet po qëndron për një vizitë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit sot e ka filluar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa të parën prej zyrtarëve të shtetit e ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës – Vjosa Osmanin.
Në fokus të vizitës do të jetë çështja e dialogut me Serbinë, përkatësisht intensifikimi i procesit të dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Derek do të takohet me liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.
LAJME LIVE