Presidenti polak Andrzej Duda tha dje se dhënia e aksesit në vendin e shpërthimit do të kërkonte pëlqimin e të dy vendeve që udhëheqin hetimin, Polonisë dhe SHBA-së.
Jakub Kumocz, këshilltari për politikën e jashtme të presidentit polak, tha se vendi ka të ngjarë t’u lejojë hetuesve ukrainas akses në vendin e shpërthimit në Poloninë juglindore, ku dy persona humbën jetën në një përplasje rakete.
“Ukrainasit kërkuan hyrje në vendin e hetimit. Nëse të dyja palët bien dakord, dhe me sa di unë, nuk do të ketë kundërshtime nga pala amerikane, një qasje e tillë mund të arrihet së shpejti”, tha Kumoch, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.