Këshilltari i presidentit ukrainas Igor Zhovko kritikoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për takimin e tij të ardhshëm në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, duke theksuar se Guterres “në fakt nuk ka autoritetin të flasë në emër të Ukrainës”.
“Nuk është ide e mirë që ai të udhëtojë në Moskë. Ne nuk e kuptojmë qëllimin e tij për të udhëtuar në Moskë dhe për të biseduar me presidentin Putin”, tha Zhovka, shkruan The Guardian, transmeton FolDrejt.
Ai tha se “edhe pse të gjitha negociatat për paqen janë të mira nëse përfundojnë me rezultate”, ai dyshon se bisedimet e iniciuara nga Guterres do të japin ndonjë rezultat./FolDrejt/