Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podoljak, deklaroi sot se presidenti Vladimir Zelensky ndoshta do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pas betejës së madhe të pritur për Donbasin lindor.
“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet të fitojë, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen,”, tha Podoljak.
Ai shtoi se mund të duhen dy ose tre javë për këtë./FolDrejt/