Delegacioni rus ka mbërritur në vendin ku do të mbahen të hënën e 7 marsit bisedimet e reja me palën ukrainase, njofton agjencia bjelloruse BelTA.
Raundi i tretë i bisedimeve pritet të mbahet në Belovezhskaya Pushcha.
Pala ukrainase pritet të mbërrijë pasdite.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, më herët tha se anëtarët e delegacioneve nuk do të deklaronin kushtet e propozuara derisa të bien dakord për “qëndrimet e përbashkëta”./FolDrejt/