Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës ka thënë se Rusia është fajtore për çdo “incident me raketa” pas pushtimit të vendit të tij, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Për mendimin tim, është e nevojshme t’i përmbahemi vetëm një logjike. Lufta filloi dhe po zhvillohet nga Rusia. Rusia sulmon masivisht Ukrainën me raketa lundrimi”, tha Mykhailo Podolyak në një deklaratë me shkrim pasi Biden tha se një raketë që vrau dy njerëz në Poloni ndoshta nuk ishte lëshuar nga Rusia.
“Rusia e ka kthyer pjesën lindore të kontinentit evropian në një fushë beteje të paparashikueshme. Synimi, mjetet e ekzekutimit, rreziqet, përshkallëzimi – e gjithë kjo është vetëm Rusia. Dhe nuk mund të ketë shpjegim tjetër për ndonjë incident me raketa.”/FolDrejt/