Biseda midis Jake Sullivan dhe Yang Jiechi përfshiu një diskutim kuptimplotë dhe produktiv mbi një sërë çështjesh të sigurisë rajonale dhe globale, si dhe për çështje kyçe në marrëdhëniet SHBA-Kinë, tha Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni dhe Pekini duhet të mbajnë linjat e tyre të komunikimit të hapura për menaxhimin e konkurrencës, tha sot Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, gjatë bisedimeve me diplomatin e lartë kinez Yang Jiechi, tha Shtëpia e Bardhë.
Sullivan dhe Young u takuan në Luksemburg, thuhet në njoftim, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.