Këshilltari i Presidentit të Ukrainës Mihajlo Podoljak njoftoi se takimi i Grupit të Kontaktit të Ministrave të Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel të mërkurën, më 15 qershor dhe se Ukraina “po pret një vendim”.
Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoljak, ka publikuar sot listën e armëve që, siç pretendon ai, i duhen Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.
“Unë do të jem i drejtpërdrejtë – ne kemi nevojë për armë të rënda për t’i dhënë fund luftës: 1000 obusa 155 milimetrash, 300 lëshues me shumë fuçi (MLRS), 500 tanke, 2000 automjete të blinduara dhe 1000 dronë,” tha Podoljak në Twitter./FolDrejt/