Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, tha se pushtimi rus i vendit të tij përshpejtoi proceset e brendshme në Rusi, të cilat mund të çojnë në një luftë civile, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Nuk është se dua një luftë civile (në Rusi). Megjithatë, ajo do të ndodhë pavarësisht nga pritshmëritë e mia apo të kujtdo. Rusia është një vend i kalbur nga brenda,” tha Podoljak.
Ai shtoi se ata nuk kanë përpunuar një kontratë të përshtatshme sociale, por në Rusi gjithçka bazohet në ndalime, transmeton Onet.pl.
“Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të shtrëngoni vidhat, të cilat herët a vonë do të thyhen gjithsesi. Kjo është mënyra standarde, klasike e Rusisë, e njohur përgjithmonë”, tha Podoljak.
Megjithatë, sipas Podoljak, lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset shkatërruese. /FolDrejt/