Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak kritikoi pronarin e Twitter, Elon Musk për “zgjidhjet e thjeshta magjike” të miliarderit, duke përmendur idetë e paraqitura nga Musk për pushtimin rus të Ukrainës dhe moderimin e përmbajtjes në Twitter, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Mykhailo Podolyak renditi si shembuj të sugjerimeve të tilla “shkëmbimin e territoreve të huaja për një paqe iluzore” dhe “hapjen e të gjitha llogarive private sepse liria e fjalës duhet të jetë e plotë”.
“(Elon Musk) preferon të ashtuquajturat “zgjidhje të thjeshta” magjike,” shkroi Podolyak në Twitter, si reagim ndaj planeve të mbrojtësit të fjalës së lirë (siç e quan veten Musk) për të reformuar Twitterin, si dhe një cicërime në të cilën ai bëri thirrje që Ukrainës të heqë dorë nga gadishulli i Krimesë së pushtuar nga Rusia në këmbim të paqes.
Përfaqësuesit e Twitter nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Musk u vlerësua në ditët e para të luftës për ofrimin e mijëra pajisjeve të internetit satelitore Starlink, të prodhuara nga SpaceX e Musk, në Ukrainë pa pagesë, por miqësia hasi në vështirësi në tetor kur Musk shprehu mbështetjen për kushtet e paqes të refuzuara nga Kievi. /FolDrejt/