Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan BBC.
Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.
“Unë mendoj se në fillim të majit, ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.