Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak, deklaroi se Ukraina nuk ka asnjë lidhje në sulmin me dronë (UAV) në Moskë.
Podolyak foli mbi sulmin me dronë në Moskë në një fjalim përmes video-konferencës në një program televiziv sot në mëngjes, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Duke deklaruar se ky sulm është “i parëndësishëm” për Ukrainën, Podolyak tha: “Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ne jemi tërhequr në epokën e inteligjencës artificiale. Ndoshta disa dronë nuk janë gati të sulmojnë Ukrainën dhe duan të kthehen te krijuesit e tyre. Dronët janë artificialisht inteligjentë dhe i kuptojnë qartë pasojat e veprimeve të tyre”.
“Askush nuk e merr më seriozisht Rusinë dhe Rusia gradualisht do të paguajë çmimin për atë që ka bërë në Ukrainë”, tha Podolyak.
I pyetur nëse Ukraina ka ndonjë lidhje me sulmin me dronë në Moskë sot, Podolyak tha: “Ne kemi të bëjmë me inteligjencën artificiale, por nuk kemi të bëjmë asgjë me sulmet. Ne i shikojmë sulmet me kënaqësi dhe parashikojmë që sulmet do të rriten”.
Në lidhje me sulmet me dronë në Moskë mëngjesin e sotëm, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se “regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dronë ndaj objekteve në Moskë mëngjesin e sotëm” dhe njoftoi se të gjitha dronët ishin goditur nga forcat ruse./FolDrejt/