Këshilltari i Zelenskyy, Mikhailo Podolyak, thotë se kompanitë evropiane që punojnë në Rusi duhet të etiketohen si “përkrahëse [të] luftës”.
“Kompanitë evropiane, përfshirë ato farmaceutike, të cilat vazhdojnë të punojnë në RF [Federata Ruse], duhet të etiketohen: “mbështet luftën”, “mbështet vrasjen masive të ukrainasve”, “mbështet shkatërrimin e infrastrukturës kritike”. Kjo është e drejtë. Financimi i luftës me taksat evropiane është i papranueshëm”, shkroi Podolyak në Twitter./FolDrejt/