Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi në Twitter pamjet e shpërthimit në Kiev dhe u shpreh se kanë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanë luftarakë.
“Tymi po ngrihet pas goditjes së një rakete në Kiev. Kryebashkiaku i Kievit konfirmoi se një objekt infrastrukture u godit në Kiev. Këtë e shohim edhe shpesh. Disa zona të Kievit janë pa energji elektrike dhe ujë pas goditjeve. Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanë luftarakë”, shkroi ai./FolDrejt/