Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pritur nga këshilltarja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Presidencial Elysee, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar vetë Abdixhiku, i cili i ka shprehur mirënjohjen shtetit francez për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/