“Besimtarët janë vëllezër. Njëri- tjetrit nuk i bëjnë padrejtësi, dhe nuk bën kurrsesi të braktisni njëri- tjetrin.”
Muhammedi alejhi selam i ka pyetur shokët e tij:
-A dëshironi t’ju tregoj se cili është në mesin tuaj njeriu më i keq?”
-Duam Pejgamber i Allahut, vetëm ty nëse ke dëshirë. – Ai tha: Kush i shmanget shoqërisë së mirë, që shtyn apo dhunon puntorin e tij, dhe për shkak të kopracisë së tij, nuk është në gjendje t’i bëjë askujt ndonjë të mirë.
-A dëshironi t’ju tregoj se kush është edhe më i keq se njeriu i këtillë?
– Po duam. – E ai u tha:
– Është ai që nga kryelartësia i urren dhe i nënçmon njerzit e tjerë,për ç’shkak ata e urrejnë dhe i shmangen.
-Muhammedi alejhiselam pyeti sërish:
-A dëshironi t’ ju tregoj se kush është edhe më i keq se ky njeri?
-Po duam, pejgamber i Allahut.-Ai u tha:
-Është ai që nuk dëshiron të pranoj faljen..
-A dëshironi t’ju them se kush është edhe më i keq se të gjithë njerêzit e përmendur më lartë?
-Po duam-u përgjigjën shokët e tij.
-Ai u tha: Ai njeri nga i cili nuk mund të pritet asnjë vepër e mirë dhe nga e keqja e tij njerzit nuk janë të sigurtë.
“ Ai i cili përvetëson në mënyrë të padrejtë tokë sa një pëllëmbë, ofendon nderin e vëllaut të vetë, ose e ka dëmtuar matrealisht, le të përpiqet që ato çështje ti rregullojë dhe le të pajtohet qysh më përpara sa të fillojë koha kur nuk do të ketë as dinarë dhe as dirhemë, dita e llogarisë para Allahut.”
Sikur ti studjonim porositë e tua o i Dërguar as, në shkolla e universitete, por mësimet e tua duan liri, dashuri për qënjen e njeriut, larg egoizmit, shpresë në takim me Allahun e Gjithëdijshëm, Gjykatës i drejtë, Mëshirëplotë./Foldrejt.com
Vërejtje: Shkrimi është marrë nga faqja në Facebook e ‘Myftinia Dibër e Madhe’