Ministria ukrainase e Mbrojtjes bëri një postim në Twitter që tregon një helikopter duke marrë flakë, pasuar nga një shpërthim i madh
Forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë ruse, pohoi Ministria e Mbrojtjes e vendit, shkruan AA.
Një postim i ministrisë në Twitter tregon një helikopter që fluturonte mbi një fushë duke u rrëzuar.
Helikopteri ka marrë flakë pas goditjes, pasuar nga një shpërthim i madh.
“Kështu po vdesin pushtuesit rusë. Këtë herë me helikopter. Lavdi Ukrainës dhe mbrojtësve të saj! Së bashku në fitore”, thuhet në deklaratën në Twitter./FolDrejt/