Një rast i cilësuar si “Dhunim/sulm” është raportuar në Malishevë, ku viktima femër ka raportuar në polici se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin kosovar i cili i kishte thënë asaj se do të marr për grua.
Ai, sipas dëshmisë së viktimës, e kishte rrahur dhe kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.