Edhe pse Real Madridi momentalisht është i fokusuar te dy emra të mëdhenj si Mbappe dhe Haaland, mos harrojmë se operacione të tjera janë në tavolinë.
Sipas TodoFichajes, Madridi ka rinisur negociatat me Frank Kessie në përpjekje për të siguruar shërbimet e tij verën e ardhshme. Afrikani përfundon kontratën me Milanin në fundin e sezonit dhe ka shumë gjasa që ai të përfundojë në kryeqytetin spanjoll.
“Galaktikët” e dinë për interesin e Tottenham dhe PSG, kështu që koha mund të jetë çelësi për të ardhmen e operacionit.
“Los Blancos” kanë filluar tanimë negociatat me agjentin e Kessie, por ai nuk pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në një të ardhme të afërt./abcnews.al