Ronaldo Nazario ka zgjedhur skuadrën e tij më të mirë të të gjitha kohërave.
Qendërsulmuesi i njohur brazilian e përfshiu veten në atë njëmbëdhjetëshe, përpara portugezit Cristiano Ronaldo, i cili nuk është në këtë përzgjedhje. Trajneri i Ronaldos është bashkëkombasi i tij Zagalo dhe skuadra dominohet kryesisht nga brazilianët, raporton Globo.
Brazilianët dominojnë
Në portë është italiani Gianluigi Buffon. Mbrojtësit janë brazilianë. Në të djathtë është Cafu dhe në të majtë është Roberto Carlos. Pozitat e qendërmbrojtësve plotësohen nga gjermani Franz Beckenbauer dhe italiani Paolo Maldini. Në mesfushë Ronaldo zgjodhi bashkatdhetarin Zico dhe argjentinasin Diego Armando Maradona, kurse në sulm argjentinasin Lionel Messi dhe brazilianët Pele, Ronaldinho dhe – vetveten. /FolDrejt/