Burimet brenda Telekomit bëjnë të ditur se të arrestuarve janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani Kushtrim, Jakupi dhe Mimoza Pireva.
“Po të arrestuari janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani, Kushtrim Jakupi dhe Mimoza Pireva, të cilët kanë punuar në sektorin e marketingut”, i ka thënë ky burimI.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për ‘Gazeta Blic’ se në kë aksion janë arrestuar katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim.
“Po, katër persona janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim”, ka thënë ai.
Lajmi e ka konfirmuar edhe Lamih Bala, kryetar i sindikatës së punëtorëve në Telekom.