Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim. Ai i është afruar shumë fitimit të Topit të Artë tre vite më parë.
Holandezi së fundmi ka treguar në “Five” në BT Sport se kush janë pesë lojtarët më të fortë me të cilët është përballur.
Tre prej tyre janë shumë të shpejtë dhe teknike. Bëhet fjalë për Aguero kur ishte pjesë e Manchester City, për Mbappe te PSG dhe Messin kur luante me Barcelonën.
Në listë janë edhe dy emra futbollistësh të rinj. Van Dijk është vendosur përballë Haaland, që nga Dortmund ka kaluar te City, dhe me Darëin Nunez të Benfica. Ndërsa, në këtë listë ka munguar C. Ronaldo.
Uruguaiani është kthyer në një nga sulmuesit më të kërkuar në planet kohët e fundit./FolDrejt/