26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë.
Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare.
Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës.
RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR
Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,
VENDOSI:
Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:
Artisti Kënga
- 2 Farm Atomike
- Alban Kondi & Lorela Karoshi Melodi
- Albina Kelmendi Duje
- Anduel Kovaçi Malli
- Arsi Bako Sonte dua të jem me ty
- Melodajna Mancaku Gjysma e zemrës sime
- Elsa Lila Evita
- Enxhi Nasufi Burrë
- Erma Mici Kozmosi i dashurisë
- Evi Reçi Ma kthe
- Fabian Basha Një gotë
- Fifi Stop
- Franc Koruni Në pritje
- Genti Hoxha Ajër
- Gjergj Kaçinari Dje
- Luna Causholli Jetën ta fal
- LYNX Nëse ke besim
- Manjola Nallbani Dua
- Permit of Stay Fobia
- Petrit Çarkaxhiu Emri yt mirësi
- Rezearta Smaja N’Eden
- Rovena Dilo Motit
- Sara Kapo Para teje
- Serxhio Hajdini Vështirë
- Urban Band Në çdo hap
- Vanesa Sono Aroma jonë
RTSh.al