Real Madrid do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni në La Liga ndaj Real Betis në “Santiago Bernabeu”.
Në këtë përballje, tre lojtarë të madrilenëve mund të luajnë ndeshjen e fundit të tyre me “Los Blancos”, pasi në fund të sezonit mund t’i japin edhe lamtumirën skuadrës së Carlo Ancelottit, pasi asnjëri prej tyre nuk pritet të ketë një fanellë titullari në finalen e Champions League që do të luhet më 28 maj në Paris ndaj Liverpool.
Tre lojtarë kryesor në sukseset e Real Madridit, kanë humbur peshën në skuadër me kalimin e kohës, ku fillimisht humbën fanellën e titullarit, ndërsa tani do t’i japin fund aventurës me “Los Blanocos”, me kontratat që mbarojnë në qershor./FolDrejt/