Fotografitë e tre serbëve të vrarë nga Policia e Kosovës pas ngjarjes së 24 shtatorit, ku një polic Kosovar u vra nga një grup terroristësh serbë.
Bëjmë me dije se mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë u vra një polic i Kosovës dhe katër serbë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë, përcjell Fol Drejt.
Tre serbët e vrarë janë:
-Igor Milenkoviq (50-vjeç) ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.
-Stefan Nedeljkoviq (31-vjeç) ishte nga Zveçani.
-Bojan Mijailović, i cili gjithashtu vdiq dje, para disa muajsh është bërë baba.
Sipas të dhënave të fundit, njëri nga serbët e plagosur që i është nënshtruar një operacioni në Prishtinë është në gjendje stabile, ka thënë Qendra Klinike Universitare e Kosovës./FolDrejt/