Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 21 dhe 22 maj nga ora 06:00 deri në 23:40 do të vazhdojë testimi i dytë i shndërrimit të unazës qendrore të qytetit në qarkore njëkahëshe.
Sipas njoftimin, në njëkahore do të shndërrohet pesë rrugë në qendër të qytetit, transmeton Fol Drejt.
“Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se në vikend do të mbyllen për automjete edhe rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës “Dritan Hoxha”, të cilat do të shfrytëzohen për aktivitetet në “Festivalin e Pranverës”.
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për durim, pasi sipas tyre, shndërrimi provues në rrugë njëkahore ka për qëllim testimin dhe zgjidhjen afatgjate të lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë dhe lirimit të mbingarkesës së trafikut rrugor.
Kujtojmë se rrugët qarkorja e kryeqytetit është shndërruar javë më parë në njëkahore ndërsa kjo është hera e dytë që pritet të ndodh./FolDrejt/