Seanca e sotme parlamentare, ka filluar vrullshëm. Deputetët nuk e kanë shmangur çështjen e ngritjes së çmimit të energjisë, duke i adresuar akuzat drejt Qeverisë Kurti, transmeton Fol Drejt.
Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se ngritja e çmimeve ka qenë çështje e sinkronizuar.
“Ku kuvend, përmes një rezolute, përmes një qëndrimi politik, të jap udhëzim të saktë, udhëzim të qartë, për revokimin e vendimit diskriminues dhe politik të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë” – tha ai ndër të tjera.
Vendimi, sipas Tahirit, ka hyrë në fuqi dhe se për këtë janë paralajmëruar edhe qytetarët.
ZRrE është kthyer në një instrument të qeverisë – sipas tij. “Për qytetarët është e qartë, se vendimi nuk është i pavarur!” – ka theksuar ai.
Ai për këtë e ka parë fajtore qeverinë, duke thënë se pas vendimit të ZRrE-së qëndron kjo e fundit.
Nuk është e vërtetë, sipas tij, që ky vendim nuk afekton qytetarët e të gjitha shtresave.
Më tutje, ai i ka shpjeguar efektet e këtij vendimi tek të gjitha shtresat e qytetarëve./FolDrejt/